Në Teatrin AAB “ Faruk Begolli” organizohet Festivali Ndërkombëtar i Teatrove

Përshkrimi:

8 September 2017, 18:06:49
AAB Teatri “Faruk Begolli”, ne përvjetorin e tij të parë, më datë 31 mars, organizon Festivali Ndërkombëtar i Teatrove.

Ja njoftimi i plotë nga AAB Teatri “Faruk Begolli”:

Me kënaqësi ju njoftojmë se Teatri AAB “Faruk Begolli” në Prishtinë, më 31 mars, feston ditëlindjen e tij të parë.

Gjatë këtij viti në skenën e Teatrit AAB “Faruk Begolli” janë organizuar shumë aktivitete dhe shfaqje profesionale dhe artistike. Në repertorin e këtij teatri, ka pasur dhe ka shfaqje të qëndrueshme dhe të planifikuara pothuajse çdo ditë të javës dhe me shikues nga e gjithë Kosova. Gjithashtu, në këtë skenë kanë shfaque punën e tyre artistike edhe trupa tjera teatrore të vendeve të rajonit.

Andaj, në përvjetorin e parë të tij, dëshirojmë t’u njoftojmë për një gëzim të përbashkët, për ju dhe për ne: nga data 5-12 shtator 2017, në Teatrin AAB “ Faruk Begolli” do të organizohet Festivali Ndërkombëtar i Teatrove.

Ky festival prioritet do të ketë shpërblimin e punës së aktorëve teatror, ku do të ndahen çmimet si vijon:

Çmimi për aktorin/aktoren më e mirë e festivalit – 2000 euro
Çmimi për aktorin/aktoren më të mirë në rol episodik – 1000 euro

Duke filluar nga sot e deri më 31 maj 2017, është i hapur konkursi për aplikim i prodhimeve teatrore.

Pas vlerësimit të prodhimeve teatrore të cilat aplikojnë, me 15 qershor 2017 do të publikohet programi i festivalit, me shfaqjet që do të marrin pjesë dhe me informata të tjera relevante.


Të Tjera



Komentoni


Shfaqje Të Gjitha

Për çaj te Hillary

Me rastin e 28 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Kinematografisë, Fakulteti i Komunikimit Masiv dhe AAB Teatri “Faruk Begolli” Ju ftojnë Të merrni pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Kino-Klubit AAB. Me këtë rast, në rikujtim të 121 vjetorit të Ditës Ndërkombëtare të..

Shfaqje

Për çaj te Hillary



Repertuarë Të Gjitha

Në AAB Teatrin “Faruk Begolli” u dha premiera e shfaqjes për fëmijë “Dy gjitarë ëndërrimtarë“, sipas tekstit të Shaip Grabovcit dhe me regji të Melihate Qenës. Me mesazhe shumë edukative për fëmijët, “Dy gjitarë ëndërrimtarë” ishte premiera e parë që u inseknua në ..

Repertuarë

Dy gjitarë ëndërrimtarë




Adresa: Rr. ”Elez Berisha”, nr. 56,
Zona Industriale Prishtinë - Fushë Kosovë,
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,
Email: info@aab-edu.net,
Tel: +381 38 600 005.

© 2018 Teatri AAB "Faruk Begolli". Të gjitha të drejtat e reservuara. Developed by SHM