Teatri AAB "Faruk Begolli" - Historiku




Teatri AAB “Faruk Begolli” është themeluar në vitin 2015, si teatër i pavarur. Ёshtë një teatër me të gjitha komoditetet, i rrallë dhe i veçantë për hapësirën kosovare, i cili funksionon në kuadër të kampusit universitar të Kolegjit AAB, në qytetin e Prishtinës, Kosovë.

Teatri mban emrin e aktorit emblematik Faruk Begulli, ndërsa është inauguruar më 31.03.2015 me shfaqjen “Jam talent...“ me regji të Luan Dakës. Shumë artistë dhe artdashës e kanë mirëpritur hapjen e këtij teatri dhe vazhdojnë ta përkrahin maksimalisht.

Gjithashtu edhe mediat e kanë përkrahur duke i dhënë publicitet të madh, si një vlerë sublime dhe fisnike, për një jetë teatrore në Kosovë e sidomos në kohën kur teatri gjithandej në botë po ballafaqohet me rënien e shikueshmërisë.

Teatri AAB “Faruk Begolli” përpos produksionit të tij, ka patur e do të ketë edhe trupa mysafire, jo vetëm nga Kosova, por nga Shqipëria dhe i gjithë rajoni. Në këtë Teatër po organizohet edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival” , nga data 16 - 21 tetor, me karakter garues. Në kuadër të Teatrit AAB “Faruk Begolli” funksionon edhe kinoklubi, ku organizohen shfaqje të filmave si dhe debate të ndryshme me studentë.


Vendndodhja Kontakti


Adresa: Rr. ”Elez Berisha”, nr. 56,
Zona Industriale Prishtinë - Fushë Kosovë,
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës,
Email: info@aab-edu.net,
Tel: +381 38 600 005.

© 2018 Teatri AAB "Faruk Begolli". Të gjitha të drejtat e reservuara. Developed by SHM