THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË FESTIVALIN NDËRKOMBËTARË TË TEATRIT NË PRISHTINË

Ne jemi duke kërkuar shfaqje të cilësive të larta, bashkëkohore dhe krijuese që përdorin teatrin si një media për avokimin e ndryshimeve brenda shoqërisë.
Ftesa e Prishtina ITF për pranim është e hapur për grupet profesionale teatrore nga 01 Tetori deri më 16 Tetor. Të gjithë pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen me e-mail deri në Tetor 2017.

Si të aplikoj?

Për të aplikuar, janë të nevojshme dokumentet e mëposhtme:
Formulari i plotësuar i aplikimit (Shkarko)
Regjistrimi i video performancës
Së paku pesë fotografi të performancës
Detajet teknike të performancës
Ndonjë material mbështetës që e gjeni si të rëndësishme
Të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të jenë në formë elektronike (email).
Ju lutemi të dërgoni aplikimin tuaj me dokumentet e kërkuara jo më vonë se 16 Tetor 2017 në [email protected]

Kushtet e pjesëmarrjes

Festivali "Prishtina International Theater Festival" ofron mbështetje të plotë teknike

Selektimi

Të gjithë aplikantët me një aplikim të plotë do të merren parasysh në procesin e përzgjedhjes dhe do të njoftohen me e-mail për rezultatet e përzgjedhjes.



Festivali "Prishtina International Theater Festival" është një festival teatral ndërkombëtar që organizohet në ambientet e teatrit AAB "Faruk Begolli". Në këtë festival organizohen shumë evente nga vendi dhe jashtë saj.
© 2019 Prishtina International Theater Festival. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Developed by SHM