Darka e Thërrimeve - Maqedoni

Përshkrimi:

23/08/2017, 13:00
Përpëlitje apo luftë në mes jetës dhe vdekjes? Vallë, cila është jeta e vërtetë?! Cili është çelësi për të arritur deri tek lumturia e jetës? Është dashuria apo urrejtja ajo, e cila na bën të humbim raportin me kohën që na është dhënë si dhuratë, për t’a jetuar apo për të mos e jetuar këtë jetë? Këto janë disa nga pikëpyetjet që jemi përpjekur t’i ngremë gjatë kohës në të cilën do të zhvillohet ‘'përralla'’ me emrin "Darka e Thërrimeve”! “Mbledhjen e thërrimeve”, të cilën jemi munduar ta kalojmë përmes "rregullave" të teatrit të Arabalit - një teatër i vrazhdësisë, nëpërmjet të cilit jemi përpjekur të zbërthejmë vrazhdësinë e asaj që përpiqemi ta kuptojmë si proces kohor, në të cilin duhet të zhvillojmë atë që ne e quajmë jetë!!

Me vënien në skenë të shfaqjes “Darka e thërrimeve”, Teatri Shqiptar – Shkup, jep kontributin e vet drejt afirmimit dhe jetësimit skenik të literaturës nacionale bashkëkohore. Fabula e kësaj vepre provokative kamertale, në të cilën gërshetohen brutaliteti dhe butësia, është paraqitje metafizike e jetës pas vdekjes – takimi i një burri dhe një gruaje, dashuria e të cilëve kurrë nuk është kurorëzuar me jetë të përbashkët. 

“Darka e thërrimeve”, që nga kritika u cilësua si “akt për nder të dashurisë”, në konkurencë të shfaqjeve të dramaturgjisë shqiptare në Festivalin tradicional “Flaka e Talias” u shpall shfaqja më e mirë e festivalit.

Detajet:

Shfaqja: 20:00, 20 Tetor 2017
Autori:Refet Abazi
Regjia:Qëndrim Rijani
Aktorët:Luran Ahmeti, Armenis Nokshiqi Jovanovska
Produksioni:Teatri Shqiptar Shkup




Festivali "Prishtina International Theater Festival" është një festival teatral ndërkombëtar që organizohet në ambientet e teatrit AAB "Faruk Begolli". Në këtë festival organizohen shumë evente nga vendi dhe jashtë saj.
© 2019 Prishtina International Theater Festival. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Developed by SHM