PRISHTINA INTERNATIONAL THEATER FESTIVAL

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Prishtina International Theater Festival”, është themeluar në hapësirat e Teatrit AAB “Faruk Begolli”, në qershor të vitit 2017. Ky Teatër funksionon në kuadër të Kolegjit Universitar AAB në Prishtinë

Edicioni i parë i këtij Festivali, po mbahet me moton: “Mos pyet çka shteti mund të bëjë për ty, por çka ti mund të bësh për shtetin...”
Po pretendojmë që ky Festival të shndërrohet në manifestim tradicional dhe origjinal.

Nisma për themelimin e një Festivali të tillë u paraqit nga ana e artistëve të njohur, të cilët edhe sot janë pjesë e udhëheqjes së këtij Institucioni
Drejtor i Festivalit është Ilir Tafa, drejtore artistike është Burbuqe Berisha, ndërsa koordinatorë të Festivalit janë Zija Rexhepi, Ema Andrea, Mimoza Doko dhe Zijad Mehiq.
“Prishtina International Theater Festival”, mbahet çdo vit në fillim të muajit tetor,me dëshirën që publikut t’i ofrohen përvojat sa më të suksesshme të teatrove,
“Prishtina International Theater Festival”, nga viti në vit, ka për qëllim që programin e Festivalit ta bëjë sa më cilësor, me synimin që të prezantojë rrjedhat bashkëkohore në lëminë e teatrit.

Si Festival me profil ndërkombëtar, pos afrimit të teatrove, ky Festival mundëson dhe afrim kulturologjik. Karakteri garues i tij, ka edhe frymën e garimit kulturor në lëminë e teatrit.
Pjekurinë, ky Festival, e tregon nga edicioni në edicion dhe padyshim ka synim të mbajë dinamikën e tij e ta sfidojë këtë rajon ballkanik në kontekst të perspektivave të reja rajonale.
Në kuadër të ekzistimit të vet, ky Festival është me vetëfinancim nga Teatri AAB ”Faruk Begolli” .

PROGRAMI

Programi i Festivalit përbëhet nga njësi të ndryshme programore, të ndërlidhura dhe të bashkuara nën kulmin e Teatrit. Struktura e programit të Festivalit përbëhet nga programi zyrtar dhe përcjellës.
Në programin zyrtar në mënyrë të barabartë mund të garojnë shfaqje nga teatrot shtetërore dhe të pavarura.
Programi përcjellës parasheh performanca, punëtori, programe të tjera me përmbajtje kulturore, të cilat janë punuar në Republikën e Kosovës dhe jashtë saj.

Çmimet e Festivalit

Ndërkombëtar të Teatrit të Prishtinës janë:
Aktori/Aktorja më i/e mirë
Aktori/Aktorja më i/e mirë në rol mbështetës
Regjia më e mirë
Shfaqja më e mirë
PITF gjithashtu ndan çmimin për shfaqjen më të mirë nga:

  • Juria e studentëve
  • Juria e medias


  • Festivali "Prishtina International Theater Festival" është një festival teatral ndërkombëtar që organizohet në ambientet e teatrit AAB "Faruk Begolli". Në këtë festival organizohen shumë evente nga vendi dhe jashtë saj.
    © 2019 Prishtina International Theater Festival. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Developed by SHM